RTSH Sport Live

Tomori, Oshafi: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, por…

  • 15/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Tomori, Oshafi: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, por…
I ftuar në Emisionin, “E hëna Sportive” në RTSH, sulmuesi i beratasve analizon ecurinë e skuadrës

Nga Teuta, tek Tomorri, për më shumë minuta në fushën e lojës dhe për të ndihmuar skuadrën ku u rrit për të arritur objektivat. Bëhet fjalë për Aldrit Oshafin, i cili ka analizuar situatën në skuadrën beratase në një pronocim në studion e emisionit, “E hëna Sportive” në RTSH.

Me fitoren e fundit, 2-1 në fushën e Turbinës, skuadra beratase ka konsoliduar pozitat në vendin e dytë, në renditjen e Grupit B. Oshafi ka deklaruar: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Diferencën e bëri grupi dhe luftuam deri në fund për të arritur suksesin. Kemi siguruar vendin e dytë në Grup, shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Tek Tomori, përveçse është skuadra ku jam rritur, më është ofruar komoditeti i duhur. Nuk mund të them se do ngjitemi në Superligë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, duhet të punojmë shumë dhe çdo gjë është e mundur”.

“Kam kaluar nga Teuta tek Tomori në formë huazimi. Edhe tek durrsakët çdo gjë shkoi mirë, por doja më shumë minuta në fushë. Njohja me trajnerin Sinella më ka ndihmuar shumë, jo vetëm mua, por dhe shumë lojtarë të tjerë. Tani duhet të bëjmë të pamundurën që të arrijmë objektivat”.

“Në Berat nuk flitet për objektivin Superligë, ndeshjet i marim një nga një. Shpresojmë që në fund të ndahet sipas më të mirëve”.