RTSH Sport Live

Tomori surprizon Flamurtarin, Apolonia fiton në transfertë

  • 12/12/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Tomori surprizon Flamurtarin, Apolonia fiton në transfertë
Janë luajtur sot dy sfidat e fundit të javës së 11-të në Kategorinë e Parë

Është mbyllur java e 11-të e Kategorisë së Parë me dy ndeshjet e luajtura gjatë ditës së sotme, Tomori-Flamurtari dhe Besëlidhja-Apolonia. Surprizon skuadra beratase, e cila ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë vlonjatëve. Një ndeshje e ndezur ku nuk munguan dhe kartonët e kuq: një për Tomorin dhe dy për Flamurtarin.

Një fitore e artë për skuadrën beratase, që i largohet zonës së ftohtë, por në të njëjtën kohë i bën dhe një nder Dinamos, e cila tashmë ruan një distancë prej tri pikësh nga Flamurtari.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të ditës, Apolonia ka arritur të marrë një fitore 2-1 në transfertë përballë Besëlidhjes. Me tri pikët e marra, fierakët ngjiten në klasifikim në vendin e 9-të me 12 pikë, ndërsa Besëlidhja mbetet në vendin e 12-të me 9 pikë.