Tottenham shembet në mënyrë sensacionale në Conference League dhe ka gjasa të eliminohet tashmë në grupe. Në ditën e pestë, djemtë e Antonio Contes bien 2-1 në fushën e modestes të Mura, që udhëhoqi që në start me golin e Horvatit. Spurs, mbetën në dhjetë nga minuta e 32-të, i kuq për Sessegnon. Barazuan në pjesën e dytë me Kane, por u goditën përsëri në minutën e 94-të nga kundërsulmi i Marosa-s. Kundër Rennes (tashmë i pari) do të luajnë shansin për të qëndruar në Evropë.
Pas ndeshjes, trajneri I skuadrës angleze, Antonio Conte u shpreh: "Për momentin disponimi im nuk është i mirë për rezultatin përfundimtar. Mendoj se ishte një humbje e keqe, e ndërlikuam jetën dhe lojën, duke u gjendur në dhjetë për 60-70 minuta. Ishte një paraqitje e dobët, jo vetëm në nivel teknik dhe taktik, por edhe mendërisht”.
“Duhet të përmirësohemi dhe duhet të jem i sinqertë, do të duhet kohë që Tottenham të jetë konkurrues, tani duhet të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë, e dimë se ka shumë për të bërë. E kam menduar edhe më parë. Duhet të punojmë dhe të kemi durim tani. Ne ndoshta jemi në vështirësi, vetëm duhet të përqendrohemi dhe të punojmë, duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë dhe të përmirësojë situatën aktuale. Kjo është vërtet një disfatë e keqe për ne”.