RTSH Sport Live

Tottenham bie në shtëpi, Everton fiton dhe ëndërron Europën

  • 19/05/2021
  • |
  • Angli
Tottenham bie në shtëpi, Everton fiton dhe ëndërron Europën
Toffees mundën Wolves dhe përfitojnë nga humbja e Spurs me Aston Villa duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve

Akoma edhe 90 minuta në dispozicion për Everton dhe Tottenham, të cilët vazhdojnë luftën për Europën në raundin e 37-të të Premier League. Skuadra e trajnerit Ancelotti mundi Ëolverhampton 1-0 dhe ngjitet në 59 duke “sulmuar” të besuarit e Mason, të cilët bien në shtëpi kundër Aston Villa për 2-1.

Lufta për vendet e Europa League e Conference League është ndezur. Sfida në Goodison Park nuk është e lehtë për të zotët e shtëpisë, që vuajnë kundërshtarët e tyre në pjesën e parë, dy shanse të qarta për Gibbs-White dhe Traore.

Në fillim të pjesës së dytë, megjithatë, është Richarlison ai që thyen bllokimin me një goditje të saktë me kokë dhe i jep fitoren trajnerit Ancelotti, i cili është i impenjuar fundjavën e ardhshme kundër kampionëve të Anglisë, Manchester City.

Tottenham humbi një mundësi të artë, duke u thyer në shtëpi kundër Aston Villa. Spurs kanë një fillim të mirë dhe në 8' kalojnë në avantazh me anë të Bergëijn, por në 20' është një autogol i pafat nga Reguilon, që vendos gjithçka në ekuilibër. Para intervalit, çuditërisht, miqtë kaluan në avantazh me golin e Watkins.

Në pjesën e dytë, reagimi i të besuarve të Mason nuk vjen, të cilët humbin një mundësi të pastër me Kane dhe tani  do të duhet të luajnë gjithçka në fushën e Leicester, ende në garën për një vend në Champions League.