RTSH Sport Live

Trajneri i Ganës sulmon Ronaldon: Penallti qesharake, e dhanë vetëm për një arsye

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Trajneri i Ganës sulmon Ronaldon: Penallti qesharake, e dhanë vetëm për një arsye
Otto Addo nuk gjen qetësi pas nokautit me Portugalinë, penalltia që zhbllokoi rezultatin në favor të luzitanëve ka një shpjegim

Është Otto Addo, i cili pas nokautit të Ganës ndaj Portugalisë, thjesht nuk mund të gjejë qetësi. Trajneri afrikan është zemëruar në fund të ndeshjes për penalltinë e dhënë për luzitanët dhe që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes që përfundoi 3-2 për skuadrën e Santos. Addo nuk ka dyshime, penalltia do të ishte një rast "sutudimi psikologjik".

Trajneri i Ganës gjeti vetëm një shpjegim për gjuajtjen prej 11 metrash të caktuar për Portugalinë: “Nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR, ose ndoshta e kuptoj, sepse ai është Cristiano Ronaldo. Është i vetmi shpjegim që mund të japim. Urime CR7 për golat rekord në Kupën e Botës, por penalltia ishte qesharake”.