RTSH Sport Live

Trajneri i Sauthempton për Brojën: Ka ende shumë për të mësuar

  • 22/09/2021
  • |
  • Kombëtarja
Trajneri i Sauthempton për Brojën: Ka ende shumë për të mësuar
“Ai ka disa cilësi, por duhet të punojë shumë më tepër për të arritur në pozicionet e duhura”

Sado të mira që ishin paraqitjet e Southampton në javët e fundit, të tipizuara nga barazimi 0-0 kundër Manchester City të shtunën, golat kanë qenë të vështirë për t'u arritur.

Kanë shënuar 10 në Carabao Cup: 8 kundër Neëport dhe 2 në fitoren me penallti të martën ndaj Sheffield United, por kanë gjetur rrjetën vetëm katër herë në pesë ndeshje të Premier League.

Në sfidën e së martës në Kupë, sulmuesi kuqezi, Armando Broja e nisi që nga minuta e parë, por nuk arriti të lërë shenjë: një gol i anulluar dhe një penallti e humbur.

Trajneri i Sauthempton, trajneri Ralf Hasenhuttl, i pyetur për sulmuesin kuqezi, u përgjigj: "Nuk ishte aq e lehtë, veçanërisht kundër një ekipi të Championship. Në fillim duhet të punosh shumë në ndeshje, dhe kjo ishte pak problem për të. Nuk është investuar sa duhet, më pas është e vështirë të fluturosh në një lojë si kjo. Kjo është ajo që Broja duhet të mësojë”.

“Ai ka disa cilësi, por duhet të punojë shumë më tepër për të arritur në pozicionet e duhura. Nëse ndodh kjo, ai është i fortë. Pra, si staf teknik duhet të punojmë me të. Është një lojtar i ri me potencial, por ka ende shumë gjëra për të mësuar”.