RTSH Sport Live

Trajneri Reja: Anglia e fortë, bëmë një ndeshje të mirë

  • 28/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Trajneri Reja: Anglia e fortë, bëmë një ndeshje të mirë
Trajneri i kuqezinjve ka analizuar humbjen me përfaqësuesen angleze në “Air Albania”

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edi Reja ka komentuar humbjen 2-0 të pësuar në “Air Albania” përballë Anglisë. Italiani e ka cilësuar të mirë lojën e të besuarve të tij, ndërkohë që i ka dhënë notat maksimale kundërshtarit.

“Le të themi se bëmë një ndeshje të mirë. Kërkuam të bëjmë një lojë mbrojtëse, për të shfrytëzuar kundërsulmin. Kishim një mundësi në pjesën e parë me Uzunin, por nuk ia dolëm. Ata janë shumë të fortë”.

“Për të bërë një vlerësim të ndeshjes, ne dhamë gjithçka që kishim, u treguam luftarak. Kishim Hysajn që bëri një ndeshje të mirë. Gjimshiti në pjesën e parë kishte një problem fizik”.

“Nëse do e kishim mbyllur pjesën e parë në barazim, në të dytën do të ishte ndryshe. E kishim përgatitur ndeshjen në mbrojtje, por me tre sulmues, për ti kapur në befasi në kundërsulm. Nuk na lanë hapësira”.