RTSH Sport Live

Tsitsipas, fitore epike në “Roland Garros”

  • 11/06/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Tsitsipas, fitore epike në “Roland Garros”
Pas tre orë e gjysëm mund gjermanin Zverev, 3-2, dhe kërkon trofeun e madh të tenisit

Stefanos Tsitsipas është finalisti i parë i “Roland Garros”, turneut ndërkombëtar të tenisit, i cili po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një maratonë në përballjen e raketës së pestë në renditjen botërore me gjermanin Aleksandër Zverev, e cila ka zgjatur për më shumë se sa tre orë e gjysëm. Në fakt Tsitsipas e ka nisur mirë, ndërsa ka fituar setin e parë 3-6.

Madje të dytin e ka marrë me një përmbysje të frikshme, sepse 0-3 me një avantazh të pjesshëm 6-0, arrin të fitojë setin e dytë 6-3. Dhe krijon përshtypjen që gjithçka është nën dominimin e tij, ndërsa dallohet për shërbimet e forta, që kapin një shpejtësi topi deri në 220 kilometra në orë. Mirëpo Zverev shkundet. Madje debaton me gjyqtarin në gejmin e tetë të setit të tretë për një top jashtë, sipas tij, të goditur nga greku Tsitsipas.

Por edhe pse kalon një tronditje momentale, arrin të fitojë dy sete radhazi, 6-4. Në finale nuk ka më diskutime, sepse Tsitsipas fiton 3-6 dhe për herë të parë në karrierën e tij është në kërkim të një trofeu të madh në tenisin botëror. Finalja e meshkujve do të zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 15:00 e do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si i gjitë turneu ndërkombëtar i tenisit në Paris.