RTSH Sport Live

Tuchel pas largimit nga Chelsea: Jam i shkatërruar

  • 11/09/2022
  • |
  • Angli
Tuchel pas largimit nga Chelsea: Jam i shkatërruar
Trajneri gjerman thyen heshtjen duke komentuar largimin nga londinezët

Thomas Tuchel thyen heshtjen dhe ia beson mendimet rrjeteve sociale pas përfundimit të aventurës me Chelsean. Trajneri gjerman shkroi: "Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite. Jam i shkatërruar që rrugëtimi im në Chelsea ka marrë fund. Ky është një klubi ku u ndjeva si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht”.

“Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim. Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbetet me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.