RTSH Sport Live

Turqia, Gunes ëndërron: Në finale, me Italinë

  • 10/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Turqia, Gunes ëndërron: Në finale, me Italinë
Në prag të ndeshjes hapëse të kampionatit evropian, flet trajneri i Turqisë

"Mancini e njeh Turqinë sepse ai ishte trajner i Galatasaray dhe ne nuk jemi favoritë për këtë grup, por unë do të doja të isha në gjendje të luaja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Të gjithë do të donin të fitonin, përfshirë edhe ne: të fitosh është një gjë, të humbasësh një tjetër , por jam i sigurt që do të ketë shumë për të mësuar gjatë këtij evenimenti. Të 26 janë gati për Kampionatin Europian, do të donim që të gjithë të argëtoheshim ", këto janë fjalët e trajnerit turk, Senol Gunes në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të Europianit.

"Do të jetë një ndeshje e komplikuar,  e dimë forcën e kundërshtarëve por edhe dobësitë e tyre. Shikoni Donnarumma: ai është i ri dhe i mirë, por ata gjithashtu kanë Insigne dhe Immobile. Ju i shihni këta individë dhe e dini që të gjithë luajnë në Serie A, plus dy të Chelsea dhe një te PSG. Ne jemi të vetëdijshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet për pothuajse në të gjitha turnetë. Ata kanë një kulturë të shkëlqyer futbolli, ka paralele midis nesh dhe tyre.  Do të jetë një ndeshje e luftuar”.