RTSH Sport Live

Tyson Fury mposht Wilder dhe mbron “Gjerdanin e Artë”

  • 10/10/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Tyson Fury mposht Wilder dhe mbron “Gjerdanin e Artë”
Anglezi fiton në raundin e 11-të, ja sa kanë përfituar financiarisht dy boksierët

Tyson Fury ia doli të mbrojë gjerdanin e artë në peshën e rëndë WBC teksa fitoi me Knouck down ndaj kundërshtarit Deontay Wilder në raundin e 11-të. Përballja zhvilluar në Las Vegas ishte vërtetë emocionuese, pasi dy boksierët flirtuan me fitoren. Në raundin e tretë ishte Tyson Fury që tregoi forcë duke hedhur kundërshtarin në tokë, ndërsa në raundin tjetër, anglezi rrezikoi jo pak duke u rrëzuar dy here nga amerikani.

Me fitoren e Fury-t u mbyll dhe një prej rivaliteteve më të ndezura të boksit profesionit, me sfidën e parë në 2018, që u mbyll në barazim, dhe më pas në 2020 një tjetër sukses në raundin e shtatë. Nga ky sukses boksieri fitoi 30 milionë dollar dhe 60% të të drejtave televizive, ndërkohë që Wilder doli nga kjo përballje me 20 milionë.