RTSH Sport Live

U-20, nuk ka fitues në miqësoren Shqipëri-Mali i Zi

  • 15/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
U-20, nuk ka fitues në miqësoren Shqipëri-Mali i Zi
Takimi zhvilluar në ‘Loro Boriçi’ përfundoi me shifrat 0-0

Nuk ka fitues në miqësoren e dytë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Takimi zhvilluar në “Loro Boriçi” përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa duhet thënë se ky ishte testi i dytë, me të parën që u zhvillua në Malin e Zi e përfundoi me shifrat 2-0. Një ndeshje që vlejti më tepër për të kolauduar brezin e ri drejtuar nga tekniku Ilias Haxhiraj.

Ndërsa sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë malazezët u treguan më këmbëngulës por dyshja e sulmit Srikovic dhe Drndar nuk u treguan konkret. Ndërkohë, në të dytën, ritmi ra kjo edhe për shak se dy trajnerët bën rotacion në formacion, ndërsa duhet përmendur rasti i minutës së 85-të kur Savio Marku mund të kishte shënuar, por topi u përplas në traversë. Me kaq mbyllet e kjo miqësore, një takim që u transmetua drejtpërdrejtë në RTSH SPORT.