RTSH Sport Live

U aksidentua në shtëpi, Zaccheroni në rrezik për jetën

  • 11/02/2023
  • |
  • Të tjera
U aksidentua në shtëpi, Zaccheroni në rrezik për jetën

Bota e futbollit është në ankth për Alberto Zaccheroni-n, i cili është shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Maurizio Bufalini në Cesena. Trajneri 69-vjeçar nga Romagna u rrëzua në shtëpinë e tij në Cesenatico në orët e vona të pasdites të djeshme duke goditut fort  kokën në tokë.

Zaccheroni u gjet i shtrirë pa ndjenja në tokë me një dëmtim të rëndë në kokë dhe u transportua menjëherë me ambulancë në spitalin në Cesena-s. Prognoza është e rezervuar dhe mësohet se nga ekzaminimet e para gjendja e ish-trajnerit është kritike shkruan “Corriere di Romagna”.

Situata e ish-trajneri i Milanit të Scudetto-s më 1999 po monitorohet nga afër nga një grup mjekësh.