RTSH Sport Live

U dëmtua në “Air Albania”, Tonali: Jam mirë

  • 17/11/2022
  • |
  • Itali
U dëmtua në “Air Albania”, Tonali: Jam mirë
Vetëm një goditje e fortë për mesfushorin e Milanit që u largua i dëmtuar gjatë miqësores Shqipëri-Itali

I frikësuar për momentin dhe po aq frikë në minutat në vijim. Në fund, fatmirësisht lajmi i vonë në mbrëmje  për Sandro Tonalin ishte “vetëm” një goditje. E fortë, po, por asgjë më shumë. Por kur në minutën e 42-të të miqësores së Italisë kundër Shqipërisë në Tiranë, mesfushori kuqezi u rrëzua keq, duke goditur kokën, qafën dhe shpatullën në fushë, të gjithë kishin frikë për më të keqen

I larguar nga fusha me barelë, i trullosur por i ndërgjegjshëm, Tonali më pas iu nënshtrua analizave në një klinikë private në Tiranë. Rezultatet sollën optimizëm. Ndaj, pas lajmeve të para nga fronti i kaltër, ka qenë vetë lojtari që ka qetësuar të gjithë me një postim në instagram: "Jam mirë. Dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të kësaj Italie". Lojtari është larguar nga kampi stërvitor i Kombëtares për t'u kthyer në shtëpi.