RTSH Sport Live

U17, Shqipëria humbet përsëri

  • 12/07/2021
  • |
  • Sporte të tjera
U17, Shqipëria humbet përsëri
Kampionati Europian i volejbollit, Letonia mposht kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për grupmoshat deri ne 17 vjeç, është mposhtur përsëri edhe në ndeshjen e 3-të të Kampionatit Euopian për këtë grupmosh që po zhvillohet në Tiranë, duke u dorëzuar përballë Letonisë 3-0 me sete.

Kuqezinjtë u dominuan 25-16 në setin e parë, 25-14 në të dytin, kurse seti i tretë pati një përmirësim 25-22.

Për Letoninë kjo ishte fitorja e dytë në këtë Europian, skuadra baltike pretendon të dhurojë një paraqitje prej pretendenti.