RTSH Sport Live

UEFA Europa League, Napoli në RTSH

  • 30/11/2020
  • |
  • UEFA Europa League
UEFA Europa League, Napoli në RTSH
Holandezët kanë fituar në Napoli, por italianët kanë ndryshuar për mirë kohët e fundit

Ditët në vazhdim nuk do të mungojë edhe futbolli elitar në RTSH. Duke qënë se ditën e enjte luhet java e 5-të e Uefa Europa League dhe RTSH ka të drejtën ekskluzive për ndeshjet pa pagesë, këtë javë është zgjedhur një tjetër sfidë interesante për gjithë publikun. Në Grupin F nuk janë përcaktuar ende skuadrat që do të avancojnë më tej dhe këtë radhë luhet një prej atyre ndeshjeve që përcaktojnë shumë. AZ Alkmaar i Holandës pret Napolin në “AFAS Stadion” duke kërkuar ti rrëmbejnë vendin e parë. Holandezët në fakt kanë fituar në Napoli 0-1 në 22 tetor dhe kanë shpresë në një tjetër triumph ndaj napoletanëve, por gjendja e italianëve ka ndryshuar kohët e fundit. Napoli ka arritur dy fitore brenda 4 ditëve që duket se i ka ndryshuar atmosferën brenda ekipit. Sidomos fitorja me 4 gola ndaj Romës i ka kthyer besimin ekipit të Gatusos që do të udhëtojnë për në Alkmaar për të mbyllur llogaritë e kualifikimit një javë para fundit në UEL. Duke qënë se Hysaj nuk është aktivizuar në kampionat kohët e fundit, pritet një mundësi ditën e enjte që shqiptari ta nis që nga fillimi ndeshjen. Në RTSH gjithçka do të nis me emisionin “Studio Europa League” ditën e enjte në orën 20.30, më pas, në orën 21.00 drejtpërsëdrejti nga “AFAS Stadion”, vjen AZ Alkmaar - Napoli.