RTSH Sport Live

UEFA Futsal Cup në RTSH

  • 20/08/2021
  • |
  • Evente Sportive
UEFA Futsal Cup në RTSH
Ndeshjet e Tiranës në sallën olimpike “Feti Borova” drejtpërdrejtë për publikun shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar do të jetë transmetuesi ekskluziv i UEFA FUTSAL CUP, apo ndryshe i Champions League për futbollin e sallës. Sepse ardhja e këtij aktiviteti për herë të parë në Shqipëri, për më tepër në sallën olimpike “Feti Borova”, ka rëndësi jo vetëm për Tiranën si klubin organizator, por dhe për të gjithë futbollin shqiptar për të thënë që “dimë të zhvillojmë dhe aktivitete të tilla”.

 Pikërisht të shtunën në ora 20:30 Tirana do të jetë përballë kampiones nga Luksemburgu, Diferdanzh. Të dielën, po në të njëjtën orë, Tirana do të përballet me norvegjezët e Utleiras dhe të martën, gjithnjë në 20:30, bardheblutë e Artur Angonit do të kenë për kundërshtar hungarezët e Haladash VSE.

Për Radio Televizionin Shqiptar, pas transmetimit të Shqipërisë në futbollin e sallës në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, kjo është risi, sikurse është e re për klubet e topkëmbës së lojës 5 me 5.