RTSH Sport Live

Uefa konfirmon: dy të plagosur gjatë zbarkimit të parashutistit

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Uefa konfirmon: dy të plagosur gjatë zbarkimit të parashutistit
Një ulje e gabuar para Gjermani-Francë dhe… dy të plagosur

Dy persona u plagosën në gjatë uljes së aktivistit të “Greenpeace”, i cili dje u hodh me parashutë në fushë disa minuta para sfidës Gjermani-Francës në Allianz Arena në Mynih duke llogaritur gabimisht trajektoren. Kjo u konfirmua nga UEFA, e cila e përcaktoi incidentin si "një veprim të pamatur që mund të kishte pasoja shumë të rënda për një numër të madh njerëzish".

Parashutisti kishte një helikë në shpinë dhe ulja e tij krijoi panik midis atyre që ishin të pranishëm në pjesën anësore, ku ishin edhe rezervat e Francës dhe gazetarët në tribunën e shtypit. Të dy personat u plagosën nga helika: një teknik nga një stacion televiziv u godit në kokë, i plagosuri tjetër u mjekua në spital.

Në parashutën e aktivistit - i cili më pas u arrestua - ishte shkruar ‘Kick out oil’ dhe duket se protesta e tij ishte kundër Volksëagen, një nga sponsorët e Kampionatit Europian. UEFA doli me një deklaratë duke konfirmuar plagosjen e dy personave dhe duke stigmatizuar veprimin "i pamatur dhe i rrezikshëm", duke pohuar se "autoritetet ligjore do të marrin masat e nevojshme". Dhe “Greenpeace” kërkoi falje: “Ky veprim kurrë nuk kishte për qëllim të prishte lojën ose të lëndonte dikë. Le të shpresojmë se askush nuk u lëndua rëndë. Veprimet tona janë gjithmonë paqësore dhe jo të dhunshme. Fatkeqësisht, gjithçka nuk shkoi siç ishte planifikuar, kërkojmë falje”.