RTSH Sport Live

Uembi shtang Finiks me rekord pikësh

  • 03/11/2023
  • |
  • Basketboll
Uembi shtang Finiks me rekord pikësh

San Antonio Spurs ndërtoi gjatë ndeshjes me Finiks një avantazh prej 27 pikësh por nuk e ruajti dot plotesisht dhe rrezikoi të humbiste. Në minutat e fundit talenti Viktor Uembaniama mori përsipër dhe mundi ti jepte fitoren teksaneve 132-121. 19-vjeçari francez, i cili debuton këtë vit në NBA shënoi 38 pikë. Kjo ishte vetëm ndeshja e pestë e francezit dhe mundi që të shënonte 15 kosha nga 26 gjuajte që mori përsipër si dhe 10 topa në tabelë. Për Finiks Devin Buker u kthye nga dëmtimi në kavilje dhe shënoi 31 pikë, 13 asist dhe 9 topa në tabelë, ndërsa Durant e mbylli me 28 pikë. Është hera e dytë në 3 ditë që Finiks fitoi ndaj San Antonios.