RTSH Sport Live

UFC, McGregor thyen kyçin e këmbës dhe humbet kundër Poirier

  • 11/07/2021
  • |
  • Sporte të tjera
UFC, McGregor thyen kyçin e këmbës dhe humbet kundër Poirier
Irlandezi vendos këmbën në mënyrë të panatyrshme dhe dëmtohet: mposhtet për herë të dytë me radhë

Përfundon pas një raundi, por siç askush nuk e priste. Përfundon me Conor McGregor të përkulur mbrapa dhe kyçi i këmbës së majtë nuk mban, gjyqtari dekreton humbjen e tij. Dustin Poirier fiton kështu ngjarjen kryesore të Ufc 264 si dhe sfidën e tretë midis të dyve: në fakt është një ndalesë e imponuar nga mjekët.

Në fundin e raundit të parë, irlandezi dëmtoi kyçin e këmbës. Dhimbje pafund në sekondat e fundit, ndërsa raundi pasardhës nuk nis më, kështu vendos gjyqtari dhe të gjithë janë ok me vendimin.

Nga ana e McGregor u kërkua që dueli të mos kishte fitues, por gjyqtari është I vendosur: triumf i Dustin Poirier. Nuk kanë munguar dhe debatet mes dy sportistëve, me irlandezin që largohet nga ringu me barrel. Kjoë shtë humbja e gjashtë për McGregor, ndërsa ka 22 fitore.