RTSH Sport Live

Union Berlin surprizon Leverkusen, ngjitet në vend të katërt

  • 15/01/2021
  • |
  • Gjermani
Union Berlin surprizon Leverkusen, ngjitet në vend të katërt
Falë një fitore 1-0 kundër Bayer Leverkusen, Union Berlin zhvendosi Borussia Dortmund nga vendi i katërt, të paktën për një natë

Ndeshja hapëse e javës së 16-të të Bundesligës, ajo mes Union Berlin dhe Bayer Leverkusen përfundon në favor të të besuarve të Fischer, pothuajse në fund, falë golit të Teuchert në minutën e 88. Vendasit shkurtuan kështu diferencën pikërisht me Leverkusen, në vendin e tretë, dhe ngjiten në 28 pikë në të njëjtin nivel me Borussia Dortmund, por duke e zhvendosur nga vendi i katërt.

Një ndehsje e nisur ashtu siç pritej, me Leverkusen më kërkues dhe me skuadrën vendase të kujdesshme. Nuk kanë munguar rastet, si për njërën ashtu dhe për tjetrën skuadër, për ti lënë radhën konkretizimit të saktë, në favor të vendasve, dy minuta para përfundimit. Një mundësi e humbur për Leverkusen, një mbrëmje e shkëlqyer për Union Berlin, që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.