RTSH Sport Live

Union ndal Bajernin, Freiburg në vend të parë

  • 03/09/2022
  • |
  • Gjermani
Union ndal Bajernin, Freiburg në vend të parë
Bavarezët bllokohen në 1-1 nga berlinezët dhe humbasin vendin e pare

Bajern është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpinë e Union Berlin, në javën e pestë të Bundesligës. Është Becker ai që kaloi vendasit përpara në minutën e 12-të, me kampionët e Gjermanisë që e shohin veten në disavantazh. Reagim i menjëhershëm i skuadrës së Nagelsmann që barazoi me Kimmich në minutën e 15-të. Pjesa e dytë pa shumë lëkundje me skuadrat që luajnë hapur dhe lënë hapësira. Gjithsesi, ndeshja përfundon me një gol në secilën anë dhe Bayern bllokohet.

Fitore e rëndësishme e Freiburgut ndaj Leverkusenit, që ngjitet në 12 pikë dhe merr kryesimin në Bundesligë. Skuadra vendase nisi më mirë dhe gjeti avantazhin me Dembiray. Ndryshimet e bëra nga Streich në fillim të pjesës së dytë rezultuan vendimtare: Ginter me kokë nga një goditje këndi barazoi, tre minuta më vonë vjen parakalimi i Freiburg me Gregoritsch. Schick sjell barazpeshën, por është  Doan që i jep fitoren Freiburgut njëkohësisht dhe vendin e parë.