RTSH Sport Live

United, debutim shokues: Brighton “pushton” Old Trafford

  • 07/08/2022
  • |
  • Angli
United, debutim shokues: Brighton “pushton” Old Trafford
Djajtë e Kuq u mposhtën 2-1 nga Brighton në ndeshjen e parë të sezonit në Old Trafford

Pas barazimit të Liverpool dhe sukseseve të Tottenham dhe Chelsea vjen momenti i debutimit edhe për Manchester United, i cili në ndeshjen e parë të epokës së Ten Hag bie në mënyrë të pabesueshme në Old Trafford ndaj Brighton, i udhëhequr nga dopieta e Gross. Debutim i hidhur për trajnerin holandez dhe Cristiano Ronaldon, i aktivizuar vetëm në pjesën e dytë.

Manchester United, pas një fillimi inkurajues me Eriksen si një protagonist i madh, pëson një, dy nga Gross (30 'dhe 39') dhe kalon në vështirësi të mëdha. Hyrja e CR7 (në 53') dhe autogoli i Mac Allister (68') rihap lojën në pjesën e dytë, por humbja është e pashmangshme, përfundon 2-1 për Brighton në Old Trafford.