RTSH Sport Live

United, në vend të parë pas 8 vitesh? Solskjaer: Vlen se ku do të jemi në prill

  • 12/01/2021
  • |
  • Angli
United, në vend të parë pas 8 vitesh? Solskjaer: Vlen se ku do të jemi në prill

Një mundësi e artë për Manchester United. Djajtë e Kuq mund të marrin epërsinë në Premier League sonte, duke kapërcyer Liverpool me tri pikë nëse fitojnë. Ekipi i Solskjaer do të përballet me Burnley, aktualisht i 16-ti në kampionat, në rikuperimin e ndeshjes së ditës së parë.

Trajneri norvegjez është i vetëdijshëm se një ngjarje e ngjashme, pas shtatëmbëdhjetë raundeve, nuk ka ndodhur për tetë vjet (me Sir Alex Ferguson në stol) por shikon përpara: “Askush nuk i mban mend renditjet e janarit. Është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë të vendosur në mesin e katër më të mirave”.

“Ne kemi arritur në Champions League vetëm tri herë që kur Sir Alex u largua, kështu që duhet të përpiqemi të përsërisim sezonin e kaluar dhe të përmirësojmë atë vend të tretë. Kur isha duke luajtur ishte ndryshe, duke përfunduar në vend të tretë, ishte zhgënjyese”.

“Sot ka më shumë konkurrencë. Vlen se ku do të jemi në prill. Ne e dinim që ky sezon do të ishte i vështirë. E filluam më vonë se të gjithë dhe kishim këtë ndeshje për të rikuperuar. Thjesht u thashë lojtarëve të mi që të mos humbin shumë pikë dhe të qëndrojnë të lidhur pas trenit të më të mirëve”.