RTSH Sport Live

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, seminar ndërkombëtar sporti

  • 19/01/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, seminar ndërkombëtar sporti
Italianët, Luixhi Febrari dhe Luka Laurenti referojnë të rejat e tyre mbi futbollin

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, të martën ka organizuar një seminar shkencor për sportin e topkëmbës. Seminari është përshëndetur nga zv.rektorja e Universitetit, Paulina Hoti, si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Fatmir Vadahej.

Specialistët e ardhur nga Italia, Luixhi Febrari dhe Luka Laurenti, që janë njëkohësisht përgatitës atletik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë referuar temat e tyre “Veçoritë metodologjike të përgatitjes fizike në futboll, analiza e koncepteve themelore” dhe “programimi, nga teoria në praktikë”.

Gjatë seminarit janë referuar tema të ndryshme sportive nga një mori emrash të sportit shkodran dhe drejtues të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.