RTSH Sport Live

US Open, hapet drita jeshile për Gjokoviç

  • 30/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
US Open, hapet drita jeshile për Gjokoviç
Senati amerikan voton për heqjen e kufizimeve të COVID-19, përfiton serbi

Novak Gjokoviç pritet të marrë pjesë në Turneun Amerikan të Tenisit, “US Open” për herë të parë pas dy vjetësh, pasi Senati votoi të hiqte kufizimet e “Covid-19” në Shtetet e Bashkuara. Serbi nuk ka marrë pjesë në turneun e fundit madhor të vitit që nga 2021-shi, kur u mund në finale përballë Daniil Medvedevit, duke mos e plotësuar dot kështu ciklin kalendarit të “Grend Slem”-eve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kërkonin vizitorëve të paraqisnin prova se e kishin bërë vaksinën kundër koronavirusit, por Gjokoviçi nuk e ka bërë këtë vaksinë. Sidoqoftë, të mërkurën, Senati votoi dhe kaloi ligjin për t’i dhënë fund masave të mbrojtjes nga epidemia globale e “Covid-19” dhe ai pritet të nënshkruhet nga Presidenti Xho Bajden.

Në fillim të këtij muaj, tenisti deklaroi për CNN-in se mezi priste të kthehej këtë vit tek “Flashing Medous”. “Dua shumë që vij e të luaj aty, të jem aty”, - ka deklaruar 35-vjeçari, duke vijuar: “Në fakt, në 2021-shin, edhe pse humba në finale përballë Medvedevit, ka qenë një nga momentet më të bukura që kisha me tifozët një Nju Jork. Kam qenë me fat që e ka fituar atë turne dhe kam luajtur në shumë finale në të, por edhe pse e humba atë finale, kam marrë shumë dashuri dhe vlerësim nga njerëzit atje dhe mezi pres të kthehem dhe të rivendos lidhjen me ta”.

Gjokoviçi nuk ka luajtur gjatë këtij muaji, për shkak se dy turnetë “Masters”, “Indian Ëells” dhe “Majemi Open”, u mbajtën në SHBA dhe kufizimet e vaksinës nënkuptonin se ai nuk merr dot pjesë. Serbi pritet të kthehet në Turneun “Masters” të Monte Karlos, që nis më 9 prill, teksa nis edhe sezoni evropian i lojës në fusha dheu.