RTSH Sport Live

Uzuni dhe goli ndaj Izraelit: I bukur, por…

  • 24/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Uzuni dhe goli ndaj Izraelit: I bukur, por…
Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni ka komentuar ndeshjen me Izraelin

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, protagonist me golin e shënuar, ka bërë komentin e tij pas sfidës së humbur 2-1 me Izraelin. “Nuk ndihem mirë pasi kam qenë i dëmtuar. Kam luajtur me injeksione, madje kur erdha në Kombëtare më thanë po të duash mund të ikësh kur më panë këmbën, por unë vendosa të qëndroja. Goli i shënuar? Mendoj se është një nga më të bukurit e karrierës, por ndjehem i mërzitur”.

“Duhet të analizojmë gabimet dhe të mos i përsërisim, janë foshnjarake. Të gjithë duhet të punojmë për ekipin. Pas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por kryesorja është të analizojmë gabimet, të mos i përsërisim. Të mendojmë për ndeshjen e radhës, duhet të luajmë për fanellën, për kombin”.