U aktivizua në pjesën e dytë, arriti ti japë një tjetër ritëm lojës kuqezi dhe në fund arriti të gjejë dhe rrugën e rrjetës. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, që pas ndeshjes së fituar në San Marino ka deklaruar: “Jemi të lumtur për fitoren, pavarësisht se pjesa e parë nuk ishte e mirë. Të shënoj gola dhe të jap asiste, kjo është puna ime”.
“Sulmuesi duhet të tregohet pak egoist në ato raste që i krijohen, duhet të jesh i gatshëm. U aktivizova dhe shënova, sigurisht që jamiI lumtur. Unë dhe Roshi po sulmonim hapësirat dhe kishim më shumë mundësi për të shënuar”.
“Aktivizimi im në pjesën e dytë? Unë gjithmonë kam dëshirë të luaj, në çdo ndeshje, por kjo është në dorë të trajnerit, e vendos ai”.