RTSH Sport Live

Uzuni fiton duelin me Muriqin

  • 07/05/2022
  • |
  • Spanjë
Uzuni fiton duelin me Muriqin
Mallorca-Granada 2-6: Muriqi, asist dhe 90 minuta lojë. Uzuni u aktivizua në minutën e 62-të dhe shënoi në minutën e 78-të

Mallorca përballë Granadas dhe Muriqi përballë Uzunit. Sulmuesi kuqezi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në atë fitore të thellë 6-2 të skuadrës së tij, Granada në fushën e Mallorca të Vedat Muriqit. Myrto Uzuni u aktivizua në minutën e 62-të, në vend të Alex Collado. I mjaftuan 16 minuta në fushën e lojës, që të gjente rrugën e rrjetës, i pari në La Liga.

Ndërkohë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi luajti për 90 minuta dhe asistoi në golin e shënuar nga Sevilla në minutën e 28-të, që solli dhe atë barazim të përkohshëm. Një fitore e rëndësishme për Granadan e Uzunit, e cila i largohet disi zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë, Mallorca mbetet me pikë të barabarta me skuadrën e vendit të tretë nga fundi, por që ka luajtur një ndeshje më shumë.