RTSH Sport Live

Uzuni shënon golin e 22-të, Granada barazon me Alaves

  • 05/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Uzuni shënon golin e 22-të, Granada barazon me Alaves
Sulmuesi kuqezi kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 22-të, Rioja barazoi rezultatin në minutën e 66-të, 1-1

Myrto Uzuni shënoi golin me numër 22 në këtë sezon të LaLiga Smartbank, ndërsa skuadra e tij Granada barazoi 1-1 në fushën e Deportivo Alaves. Një sfidë mes dy skuadrave që pretendojnë ngjitjen në La Liga, me sulmuesin kuqezi që fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol pikërisht në minutën e 22-të të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë situate u ndërlikua për skuadrën e Granadas ndërsa Ruiz mori dy kartona të verdhë në harkun kohor të 6 minutave duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numeric. Alaves arriti të barazojë rezultatin në minutën e 66-të me Rioja, ndërsa tre minuta para fundit Sevilla humbi një mundësi të artë për të siguruar fitoren, gaboi nga pika e penalltisë.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me Granadan që mban vendin e dytë me 66 pikë, në kuotë të njëjtë me Alaves që mban vendin e tretë. Eibar mban vendin e parë me 67 pikë, ndërsa në lojë janë dhe Levante e Las Palmas respektivisht me 65 dhe 64 pikë.