RTSH Sport Live

Valentino Murataj, drejt Zvicrës

  • 03/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Valentino Murataj, drejt Zvicrës
Thun në Ligën e Dytë shfaq interes për mesfushorin

Kategoria Superiore përgatitet për një eksod tjetër të disa emrave interesantë drejt perëndimit. Njëri prej tyre është mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj, një nga emrat më interesantë në organikën e të kuqve bashkë me Hadrojin apo Rrapajn.

Titullar i formacionit të Giovani Colella-s dhe një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Murataj ka lënë gjurmë në sezonin e titullit kampion duke ngjallur në këtë mënzrë interesin e klubit zviceran të Thun. 26-vjeçari i aktivizuar në 34 ndeshje ku shënoi 1 gol e 5 asiste, mund të transferohet në Ligën e Dytë të Zvicrës. Përpara 2 sezonesh Murataj ishte pjesë e Bylisit dhe më pas u transferua te të kuqtë ku edhe fitoi titullin kampion.

Largimi i mundshëm i Muratajt do të krijonte një boshllëk të madh në mesfushën e të kuqve që do të kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga një largim i mundshëm i lojtarit punëtor të repartit të mesfushës. Portali “OneFootball.com” e konsideron 26-vjeçarin si një lojtar me mushkëri kali pasi vrapon pafundësisht dhe mbulonn një zonë të madhe të fushës.