RTSH Sport Live

Valentino Rosi: Nuk pajtohem me Markez

  • 31/08/2021
  • |
  • Moto GP
Valentino Rosi: Nuk pajtohem me Markez
“Në karrierë kam garuar me pilotë tepër të fortë”

Për më shumë se dy dekada, Valentino Rossi ka garuar në klasën kryesore të motoçiklizmit botëror. 21 vjet në MotoGP ku italiani e ka matur veten kundër më të mirëve të çdo brezi për të krijuar atë që sot është një legjendë. Lista e rivalëve që kanë vuajtur, disa më shumë se të tjerët, në '46' në pistë është e panumërt. Me rastin e lamtumirës së tij, Vale ka folur për 175 pilotët me të cilët ai ka garuar në 500cc dhe MotoGP. Në rend kronologjik, Valentino rishikoi rivalët që e shoqëruan në hapat e tij të parë në kategorinë e madhe, dhe atje ai takon emra të tillë si John McGuinness, Alex Barros, Colin Edwards ose Anthony Gobert.

"Nga Barros mësova të frenoja dhe të hyja në kthesë sepse isha shumë i shpejtë. Me John jam gjithmonë në kontakt. Me Colin dhe Anthony kam shijuar shumë brenda dhe jashtë pistës" – ka thënë Rossi. Më vonë, tashmë në MotoGP, Doktori pranon se nga talenti i pilotëve të tillë si Stoner apo Lorenzo ka vuajtur shumë: "Nëse flasim për talentin, Kejsi ishte i pakapërcyeshëm. Jorge ishte gjithashtu i pamposhtur, nuk meritoja një partner si ai te Yamaha".

Ndërsa emocionohet kur shfaqet emri i Simoncellit: "Ishte një fatkeqësi e vërtetë, madje edhe mënyra në të cilën ndodhi gjithçka ... një turp i vërtetë". Në fund ai flet për numrin  '93'. Lidhur me rivalitetin e tij me Márquez, Valentino siguron se "ai është një rival i madh dhe një nga më të mirët", por pranon se nuk ndihet "shumë mirë me të në pistë": "Ai është i vështirë të mposhtet".

I pyetur nëse një ditë do të nënshkruajë paqen me pilotin spanjoll tha: "Sa kohë do të më duhet që të shkoj mirë me Markezin? Mendoj 20 ose 30 vjet ...".