RTSH Sport Live

Van der Sar: De Ligt, si Cristiano Ronaldo, sepse...

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Van der Sar: De Ligt, si Cristiano Ronaldo, sepse...
Ish -portieri, tani drejtues i Ajaksit, nuk ka dyshime për mentalitetin e fortë të mbrojtësit të Juventusit

I ftuar në mesin e atyre që do të votojnë “Golden Player 2021”, Edëin van der Sar, menaxheri i Ajax, foli për Tuttosport për Matthijs de Ligt, duke i lartësuar aftësitë e tij dhe duke e krahasuar atë, në një kuptim të caktuar, me Cristiano Ronaldon.

Van der Sar kurorëzoi mbrojtësin e Juventusit: "Matthijs te Juventus ka dy mjeshtra si Chiellini dhe Bonucci, por ai gjithsesi po luan shumë. Vlera e De Ligt është e padiskutueshme. Por të mos harrojmë se është në moshën 22 vjeç. Disa kritika janë normal, ai është pjesë e futbollit, por Matthijs është një djalë që i do sfidat. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ka një mentalitet të madh: ai punon shumë për të përmirësuar veten”.

“Unë nuk e kam parë atë në stërvitje për dy vjet e gjysmë, por ju siguroj se në kohën kur luante me ne, më kujtonte gjithmonë Cristiano Ronaldon e ri që kisha si shokë te Manchester United.De Ligt, edhe herët në mëngjes, kur ai nuk ishte në fushë, mund ta gjeni në palestër”.