RTSH Sport Live

Van Dijk në Dubai, stërvitje dhe takim me Nurmagomedov

  • 29/01/2021
  • |
  • Gosip
Van Dijk në Dubai, stërvitje dhe takim me Nurmagomedov
Mbrojtësi i Liverpool, në Emirate për të rikuperuar dëmtimin në gju, foto me kampionin e MMA

Edhe nëse emri juaj është Virgil van Dijk, gati dy metra i gjatë, 100 kg dhe jeni një nga mbrojtësit më të mirë në botë, mund të përjetoni pak dridhje kur të gjendeni para Khabib Nurmagomedov, kampion i pamposhtur i MMA në kategorinë e peshave të lehta. Takimi mes të dyve u zhvillua - jashtë ringut, pa shkaktuar problem në NAS Sports Complex në Dubai, ekuivalenti me Four Season për sa i përket mjediseve sportive.

Në profilin e ish-mundësit në Instagram, një foto dëshmon momentin. "Ishte kënaqësi të të takoja, Virgil - shkruan 32-vjeçari rus - uroj që të shërohesh shpejt, e di se çfarë do të thotë të lëndohesh, duhet të jesh i durueshëm". Van Dijk u dëmtua gjatë derbit me Everton: për të sezoni ka mbaruar. Duket se Nurmagomedov e shfrytëzoi rastin për të takuar një nga idhujt e tij të futbollit, pasi më parë kishte rrëfyer se ishte tifoz i Liverpool por edhe i Real Madrid.