RTSH Sport Live

Van Empel, Kampione e Botës në Çiklokros

  • 04/02/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Van Empel, Kampione e Botës në Çiklokros
Dominim holandezesh në garën e Elitës, e diela sjell garën e meshkujve

Kampionati Botëror i Çiklokrosit, që është duke u zhvilluar Hogerheid të Holandës, është një tjetër ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. E shtuna ka qenë për garën e femrave në kategorinë elitë, ndërsa më parë kishin përfunduar dhe garat për të reja dhe për moshën deri në 23 vjeç.

Gara e të rriturave ishte e gjatë 23 kilometra, atje ku ishin 150 metra në rrugë të lirë, si dhe 7 cirkuite secila nga 3.2 kilometra në terrene të vështira edhe duke e mbajtur biçikletën në krah. E në përfundim vendi i parë ishte për Van Empel të Holandës me kohën 54’42”. Pas saj holandezja tjetër Peterse me kohën 55’21” dhe në vendin e tretë një tjetër holandeze, Brand, me kohën 55’53”.

Në garën e femrave morën pjesë 28 çikliste, kurse e diela do të jetë për djemtë e kategorisë Elitë. Në këtë mënyrë vijojnë të vijnë garat e Federatës Botërore të Çiklizmit për të gjithë sportdashësit shqiptarë vetëm nëpërmjet RTSH.