RTSH Sport Live

VAR dhe 4 kartona të kuq, Juve barazon me Salernitanën

  • 11/09/2022
  • |
  • Itali
VAR dhe 4 kartona të kuq, Juve barazon me Salernitanën
Golave të Candreva e Piatek iu përgjigj Bremer dhe Bonucci para se VAR të anullonte 3-2 të Milik

Juventus-Salernitana përfundon 2-2, ndeshje e javës së gjashtë të Serisë A. Ndeshje e çmendur në Stadium: miqtë mbyllën pjesën e parë përpara falë golave ​​të Candreva (18') dhe Piatek (në rikuperim, me penallti). Bardhezinjtë shkurtuan distancën në fillim të pjesës së dytë me Bremerin (51') dhe golin e barazimit në minutën e 93-të me një penallti të humbur fillimisht, e më pas rikonfirmuar në rrjetë nga Bonucci. Në 95′ Milik e përmbysi rezultatin, por arbitri anulloi golin për një pozicion jashtë loje të Bonucci(ndërhyri VAR). Në finalen e emocionuar u përjashtuan Milik, Fazio, Cuadrado dhe trajneri i bardhezinjve Allegri.

Djemtë e Allegrit, pasi bien në makth, kanë forcën në një farë mënyre, t'i kthejnë gjërat në vend, por më pas u ndëshkuarn nga një vendim, duhet thënë, i pakuptueshëm nga arbitri Marcenaro, që i anulloi Milik golin e pabesueshëm të fitores për një pozicion jashtë loje të Bonuccit i cili në asnjë rast nuk mund të konsiderohet aktiv.

Juve duhet të përballet me një tjetër hap të gabuar, rezultati mbi të gjitha i një pjese të parë për t'u harruar, i luajtur keq dhe i karakterizuar nga një sërë gabimesh. Reagimi i pjesës së dytë dhe zemërimi në fund mund të jetë një pikënisje e mirë, por duhet një reagim më se i menjëhershëm për të rikthyer në rrugën e duhur një sezon shumë të komplikuar.