RTSH Sport Live

Vazhdon dueli Hamilton-Verstapen

  • 02/09/2021
  • |
  • Formula 1
Vazhdon dueli Hamilton-Verstapen
Lufta për titullin kampion bote në F1 mbetet e hapur    

Tashmë i rikonstruktuar, cirkuiti në Zandvoort, i Formula 1, nuk është më ai i 1985. Por përveç ngjyrës portokalli që do të mbizotërojë midis tifozëve prezent në garë, në garën e ardhshme, vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar në duelin Max Verstappen-Leëis Hamilton. Pas çudisë që ndodhi në SPA, Formula 1 ka nevojë për tifozë, edhe pse në Zandvoort, ata do të jenë vetëm në favor të pilotit të tyre, Verstappen.

E ngushtuar nga 8 në 3 pikë, diferenca në klasifikim midis britanikut dhe holandezit, falë fitores së këtij të fundit në Çmimin e Madh të Belgjikës, duket se lufta midis dy pilotëve të kreut do të jetë tepër e fortë, e kjo do të duket në garën e Holandës.

Por duke parë karakterin e Hamilton dhe ambiciet e tij, duket se i vetmi avantazh për Verstappen është përkrahja e publikut vendas. Çmimi i Madh i Holandës duhej të ishte rikthyer që vitin e kaluar, por u anulua për shkak të situatës së rëndë pandemike.