RTSH Sport Live

Vdekja e Maradonës, tetë shkojnë në gjyq

  • 22/06/2022
  • |
  • Të tjera
Vdekja e Maradonës, tetë shkojnë në gjyq
Mes tyre janë neurokirurgu, psikiatri, psikologu: do të gjykohen për vrasje

Lajme të reja nga gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës. Gjyqtari i Tigre, Orlando Diaz, vendosi të padisë tetë persona për vdekjen e ish-numrit 10 të Napolit, e ndodhur më 25 nëntor 2020. Mes tyre janë neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatre Agustina Cosachov dhe psikologu Carlos Diaz. Ata do të gjykohen për veprën penale të vrasjes së thjeshtë me dashje.

Burimet gjyqësore e raportuan këtë për La Nacion: “Gjithashtu mund të thuhet se secili prej të pandehurve, nga vendi që ata zinin në mënyrë specifike në konfigurimin global të ngjarjes në fjalë, do të kishte ushtruar bashkëdominim të faktit, duke vendosur ndodhjen e tij integrale, mbi bazën e kontributeve të secilit prej tyre të përfshirë në përfundimin fatal, të gjitha të domosdoshme për arritjen e rezultatit”, tha magjistrati në vendimin e tij prej 236 faqesh.