RTSH Sport Live

Vedat Muriqi, i padëshiruari i Lacios tani objektiv i Realit

  • 13/12/2022
  • |
  • Spanjë
Vedat Muriqi, i padëshiruari i Lacios tani objektiv i Realit
E pabesueshme ecuria e sulmuesit të Kosovës, i kritikuar në Itali, golashënues te Mallorca

I cilësuar si një blerje e dështuar nga ana e skuadërs së Lacios, me vetëm një gol në ligë në harkun kohor prej një viti e gjysmë, mes vitit 2020 dhe janarit të kaluar 2022. Sot, Vedat Muriqi është ndryshe, madje është bërë objekt i merkatos të një emir të madhe, Realit të Madridit.

Për ish-sulmuesin e Fenerbahçes, Mallorca ishte një rilindje e vërtetë: 5 gola në 16 në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, madje 8 në 12 ndeshjet e luajtura këtë vit në La Liga. Blancos e Carlo Ancelottit i kanë vënë syrin, por, sipas Il Messaggero, 20 milionë nuk do të mjaftonin për ta sjellë atë në Madrid. Ndërkohë, Lazio po ndjek me interes zhvillimet e aferës, duke pasur të drejtën e 45% për shitjen e Muriqit në të ardhmen.