RTSH Sport Live

Vëlla e motër, dy të arta në xhudo

  • 25/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Vëlla e motër, dy të arta në xhudo
Hifumi dhe Uta Abe, motër e vëlla, kanë triumfuar në ditën e dytë të garave në Tokio 2020

Dy medalje të arta olimpike në një familje, në të njëjtën ditë. Hifumi dhe Uta Abe, motër e vëlla, kanë triumfuar në ditën e dytë të garave në Tokio 2020 duke i dhuruar Japonisë dy medalje të arta.

Uta Abe triumfoi në kategorinë deri 52 kilogramë, duke mposhtur në finale francezen Amandine Buchard. Ndërkohë, Hifumi Abe fitoi të artën në kategorinë deri 66 kilogramë duke mposhtur në finale gjeorgjianin, Vazha Margelashvili.

Japonia ka arritur të marrë tri medalje të arta dhe një një të argjendtë në xhudo pas ditës së dytë të garave. Kujtojmë që mundësinë për të bërë katër të arta ia hoqi xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e cila në peshën deri në 48 kilogram mundi Funa Tonaki.