RTSH Sport Live

Verdiktet e Kategorisë së Parë

  • 08/05/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Verdiktet e Kategorisë së Parë
Flamurtari dhe Tomori blindojnë zonën Play-Off, Oriku dhe Turbina në një kategori më poshtë

Kategoria e Parë është drejt fundit të sezonit. Dinamo e Skënderbeu janë dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore, megjithatë në javën e fundit gjithcka mbetet e hapur për skuadrën që do të shpallet kampion. Sa i përket verdikteve të tjera, Flamurtari dhe Tomori kanë blinduar vendet për zonën play-off, ndërsa Apolonia dhe Korabi duhet të bëjnë kujdes për vendet 5 dhe 6 pasi janë nën shqetëtsimin e Korabit dhe Luzit ku diferenca është shumë e vogël.

Burreli dhe Lushnja kanë mundësi minimale për të dalë nga zona e play-outit. Dy skuadrat duhet të fitojnë me patjetër, ku ekipi matjan do të luajë ndaj Besës, ndërsa Lushnja do të presë Skënderbeun. Oriku dhe Turbina janë dy skuadrat të cilat do të shoqërojnë Besëlidhjen dhe Tërbunin në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshëm. Edhe pse bregdetarët fituan 4-2 ndaj Lushnjës, kjo nuk u mjaftoi për të qëndruar mes të mirëve pasi diferenca me ekipet që kanë më lart nuk u lejon që të shpresojnë për mbijetesën. Ndërkohë, Turbina u mund 4-1 nga Burreli dhe po ashtu zbret më poshtë.