RTSH Sport Live

Verona-Napoli 3-1: Juric vë në telashe Gattuso-n

  • 24/01/2021
  • |
  • Itali
Verona-Napoli 3-1: Juric vë në telashe Gattuso-n
Pas avantazhit të Lozano, ekipi i Gattuso kalon në një pasdite katastrofike dhe humbet plotësisht kontrollin e garës

Goditja e dytë e tmerrshme në katër ditë për Napolin. Pas disfatës në Superkupë, vjen dhe humbja në fushën e Verona-s. Duke udhëhequr pas disa sekondash me Lozano, blutë u shembën në mënyrë të pabesueshme, së pari u arritën nga goli i Dimarco dhe u përplasën në nivelin fizik dhe gjithashtu në atë taktik nga ana e vendasve, që shënuar me Barak të kudogjendur dhe më pas me Zaccagni, deri në ai moment pothuajse mungonte në lojë.

Trajneri i Veronës, Ivan Juric është shprehur pas ndeshjes: “Ishte performanca më e mirë e këtij viti. Ne filluam ndeshjen me një gabim, duke I dhënë mundësinë Napolit të përfitojë, një ekip me të cilin nuk është e lehtë me të gjithë lojtarët e shpejtë që kanë. Por ne patëm një lojë të shkëlqyer dhe arritëm të fitojmë me sakrifica dhe vullnet”.