RTSH Sport Live

Vershtapen niset i pari në Silverstone

  • 17/07/2021
  • |
  • Formula 1
Vershtapen niset i pari në Silverstone
Holandezi regjistron “pole position” me formatin e ri, Hemilton i dyti

Max Verstapen regjistron pole positionin e parë në erën e ndryshimeve të rregullores. Më Silverstonë, piloti holandez i Red Bull që kryeson njëkohësisht ehe klasifikimin e përgjithshëm të këtij sezoni, rrëmbeu vendin e parë në kualifikueset sprint duke lënë pas Lewsi Hamilton i cili paguan nisjen e dobët por gjithsesi arrin të ruajë pozitat në radhën e parë të nisjes. Radha e dytë për makinën tjetër Mercedes të finlandezit, Valteri Bottas që përkrah ferraristit  Charles Leclerc plotëson radhën e dytë të nisjes nga pista britanike të dielën.

Nuk arritën të shkëlqenin skuadrat McLaren që arriti të renditej vetëm në radhën e tretë me Lando Norris e Daniel Ricciardo, ndërsa Sergio Perez me Red Bullin tjetër do të niset nga vendi i fundit për shkak të problemeve në garën e pjessshme të kualifikueseve të së shtunës. Gara sprint e kësaj fundjave mund të futet përfundimisht në strukturën e Formula 1 në cdo pistë duke nisur që nga sezoni i ardhshëm ndërsa gjatë këtij sezoni do të përsëritet edhe në pistat e Monzas dhe Interlagosit si projekt pilot. Nëse mund të bëhet një bilanc i pjesshëm, konfirmohen parashikimet për një format më spektakolar dhe më të paparashikkueshëm për t’i dhënë një stimul të ri Formula 1.

NISJA

Radha e parë

  1. Max Verstappen
  2. Lewis Hamilton

Radha e dytë

  1. Valtteri Bottas
  2. Charles Leclerc

Radha e tretë

  1. Lando Norris
  2. Daniel Ricciardo

Radha e katërt

  1. Fernando Alonso
  2. Sebastian Vettel

Radha e pestë

  1. George Russell
  2. Esteban Ocon

Radha e gjashtë

  1. Carlos Sainz
  2. Pierre Gasly

Radha e shtatë

  1. Kimi Raikkonen
  2. Lance Stroll

Radha e tetë

  1. Antonio Giovinazzi
  2. Yuki Tsunoda

Radha e nëntë

  1. Nicholas Latifi
  2. Mick Schumacher

Radha e dhjetë

  1. Nikita Mazepin
  2. Sergio Perez