Maks Verstapen, piloti i Red Bull, është fituesi i kualifikueseve në Çmimin e Madh të Kanadasë, teksa ka regjistruar kohën 1’21”999. Kjo pas tre kualifikueseve, ndërsa reshjet e shiut e kanë bërë të lagësht pistën duke krijuar vështirësi për pilotët. Në vendin e dytë Alonso i Alpine Reno dhe në vendin e tretë piloti i Ferrarit, Karlos Sainz.
Rendi i nisjes për Çmimin e Madh të Kanadasë, të dielën në ora 20:00 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, do të jetë Hamilton, Manjusen, Mike Shumaker, Okon, Rasëll, Riçiardo dhe Zhou Guanju. Kështu Çmimi i Madh i Kanadasë dhe Formula 1 vijon të sjellë emocionet për teleshikuesit shqiptar, ndërsa ky kampionat kryesohet nga Verstapen me 150 pikë, i cili ishte dhe fitues i Çmimit të Madh të Azerbajxhanit një javë më parë.
NISJA
Rreshti i parë
- Max Verstappen (Red Bull)
- Fernando Alonso (Alpine)
Rreshti i dytë
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
Rreshti i tretë
- Kevin Magnussen (Haas)
- Mick Schumacher (Haas)
Rreshti i katërt
- Esteban Ocon (Alpine)
- George Russell (Mercedes)
Rreshti i pestë
- Daniel Ricciardo (McLaren)
- Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
Rreshti i gjashtë
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
- Alexander Albon (McLaren)
Rreshti i shtatë
- Sergio Perez (Red Bull)
- Lando Norris (McLaren)
Rreshti i tetë
- Pierre Gasly (AlphaTauri)
- Sebastian Vettel (Aston Martin)
Rreshti i nëntë
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Nicholas Latifi (Williams)
Rreshti i dhjetë
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Yuki Tsunoda (AlphaTauri)