Emocionet e Formula 1 mbërrijnë në pikën kulminante, mbeten dhe dy gara të fundit drejt finishit dhe diferenca mes Verstapen kryesues dhe Hemilton ndjekës është vetëm tetë pikë. Piloti i Red Bull ka shansin të mbyllë çështjen titull që në Jeddah. Gjithsesi, rivali i tij në garat e fundit, në Brazil dhe Katar, ka fituar terren në mënyrë të ndjeshme. Kanë mbetur vetëm ndalesat e Arabisë Saudite më 5 dhjetor dhe Abu Dabit më 12 dhjetor, dhe sipas të gjitha përllogaritjeve, duket e vështirë që çështja titull të vendoset që në cirkuitin e Jeddah.
Këto janë kombinacionet, që e shpallin Maks Verstapen kampion bote në Arabinë Saudite: së pari, 24 vjeçari duhet të fitojë, të realizojë xhiron më të shpejtë dhe Hemilton të mos arrijë më shumë se vendi i gjashtë. Së dyti, duhet të fitojë dhe Hemilton të mos mbërrijë më shumë se vendi i shtatë. Së treti, Verstapen shpallet kampion edhe nëse e mbyll garën i dyti, me kusht që të realizojë xhiron më të shpejtë dhe Hemilton most ë arrijë më shumë se vendi I dhjetë.
Opsioni I fundit, të mbyll garën I dyti dhe Hemilton të mbetet jashtë zonës së pikëve. Sigurisht, kombinacionet duken të vështira, sidomos pas garave të fundit dhe paraqitjes së britanikut dhe me shumë gjasa titulli do të vendoset në garën e fundit më 12 dhjetor.