RTSH Sport Live

Verstapen, kampion në Abu Dhabi: Ndonjëherë mrekullitë ndodhin

  • 12/12/2021
  • |
  • Formula 1
Verstapen, kampion në Abu Dhabi: Ndonjëherë mrekullitë ndodhin
Deklarata e holandezit, kampion bote në Formula 1, pas garës në pistën Yas Marina

Në një finale thriller, dominon Max Verstappen. Holandezi triumfon në Abu Dhabi pas një përfundimi të çmendur, duke mposhtur Hamiltonin dhe duke thyer hegjemoninë britanike: "Leëis është një pilot fantastik, një kundërshtar i jashtëzakonshëm, mendoj se të gjithë u argëtuan. Kishte disa kohë të vështira, por kjo është pjesë e sportit, Kupa e Botës mund të kishte shkuar në një mënyrë ose në një tjetër. Është e qartë se ndihesh nervoz në një ditë si kjo e sotmja, është një garë si shumë të tjera, por rezultati përcaktoi fitoren e Kampionatit Botëror. Unë bëra më të mirën time edhe kur nuk më dukej e mundur , por ndonjëherë mrekullitë ndodhin”, janë fjalët e nxehta të Mak.

“Është vërtet çmenduri ajo që ndodhi - vazhdon holandezi menjëherë pas festimeve -, objektivi im që fëmijë ishte të bëhesha pilot i F1, pastaj shpresoja të fitoja dhe të ngjitesha në podium, të dëgjoja himnin e vendit tim. Është vërtet diçka e pabesueshme kur e përjeton drejtpërdrejt, të gjitha momentet e veçanta që kam kaluar me babanë më kthehen në mendje dhe është çmenduri të shoh gjithë këta njerëz, ekipin, familjen dhe miqtë. Nga çdo cep i botës kanë ardhur të më mbështesin, shpresoj ta kem këtë mbështetje për një kohë të gjatë”.