RTSH Sport Live

Verstapen, më i miri për tifozët, Sainz para Leclerc

  • 24/12/2021
  • |
  • Formula 1
Verstapen, më i miri për tifozët, Sainz para Leclerc
Edhe tifozët shpërblejnë kampionin holandez si më të mirin e vitit 2021. Në podium Sainz, Leclerc vetëm i nënti

Kur përfundon një sezon, veçanërisht me një luftë drithëruese dhe emocionuese deri në momentin e fundit, si ai mes Verstappen dhe Hamilton, është gjithmonë koha për të bërë një bilanc. Me këtë rast, faqja e Circus, F1.com u kërkoi fansave të votojnë për pilotin më të mirë të sezonit, duke e krahasuar më pas me zgjedhjen e një jurie ekspertësh dhe për ironi, zgjedhja e top 10 është e njëjtë për të dy, vetëm me pozicione të ndryshme fundore.

Si ekspertët ashtu edhe tifozët ranë dakord për dy më të mirët, me kampionin e botës Max Verstappen i cili gjithashtu në këtë renditje i parapriu rivalit të tij, Leëis Hamilton. Ndryshon shumë nga pozicioni i tretë e tutje.

Ndryshon shumë nga pozicioni i tretë e tutje. Ndërsa për faqen hapi i fundit i podiumit shkoi në favor të Lando Norris përpara Charles Leclerc, tifozët shpërblyen sezonin e parë pozitiv me Ferrari të Carlos Sainz, duke e vendosur atë përpara Gasly dhe Norris. Nga ana tjetër, një kolaps për pilotin tjetër të Ferrarit, i cili kalon nga vendi i katërt në të nëntë, i paraprirë edhe nga Perez, Alonso dhe Russell.