Max Verstappen zuri vendin e parë në provat zyrtare të Abu Dhabi, raundi i fundit i kampionatit botëror të Formula 1. Nuk mund të ishte më mirë për pilotin holandez të Red Bull, i cili përmbys parashikimet në pistën Yas Marina dhe, falë një pune të shkëlqyer ekipore me Sergio Perez, me një 1:22.109 që vlen për vendin e parë në nisje përballë rivalit Leëis Hamilton. Britaniku, i cili njohu punën e shkëlqyer të Verstappen, pagoi për një vonesë prej 371 të mijtat.
Holandezi, i cili ëndërron titullin e tij të parë në F1, komentoi: "Është një ndjenjë fantastike, kemi përmirësuar makinën në kualifikuese. Jam i lumtur, kjo është ajo që ne donim edhe pse Mercedes është shumë i forte. Kemi pasur disa ulje-ngritje, por tani po pres me padurim sepse nesër është dita më e rëndësishme”.
Holandezi do të jetë ndër të paktët nga pilotët e kreut që do të nisë me gomat e kuqe, ndërsa Hamilton, për shembull, do të jetë me gomat e verdha: "Unë jam mirë me të dyja gomat, nesër do të jetë e rëndësishme të kemi një fillim të mirë dhe do të shikojmë se cili do të jetë rezultati përfundimtar. Jam i lehtësuar sepse gjithmonë bëj më të mirën, sot gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte”, përfundon ai.