RTSH Sport Live

Verstapen triumfon në shtëpi, Hamilton i dyti

  • 05/09/2021
  • |
  • Formula 1
Verstapen triumfon në shtëpi, Hamilton i dyti
Valtteri Bottas mbyll podiumin dhe e vendos veten para Pierre Gasly. Sainz, përfundimisht kapërcehet nga Alonso

Max Verstappen triumfon në Grand Prix të Hollandës në Formula 1 dhe merr përsëri drejtimin e Kampionatit Botëror. Piloti i Red Bull dominoi garën pas vendit të parë në kualifikuese dhe mban pas vetes dy Mercedes, të Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Në vendin e katërt është vendosur  AlphaTauri i Pierre Gasly, që ka arritur të mbajë pas vetes Ferrarin e Charles Leclerc, i pesti.

Ferrari tjetër, ai i Carlos Sainz është i shtati,  parakaluar në xhiron e fundit nga Alpine e Fernando Alonso. Red Bull i Sergio Perez (i 8 -ti pas fillimit nga bokset), Alpine i Esteban Ocon dhe McLaren i Lando Norris plotësojnë 10 të parët.

Top 10

1. Max Verstappen (Red Bull)
2. Lewis Hamilton (Mercedes)
3. Valtteri Bottas (Mercedes)
4. Pierre Gasly (Alpha Tauri)
5. Charles Leclerc (Ferrari) 
6. Fernando Alonso (Alpine)
7. Carlos Sainz (Ferrari)
8. Sergio Perez (Red Bull)
9. Esteban Ocon (Alpine)
10. Lando Norris (McLaren) 

Renditja e pilotëve

  1. Max Verstappen 224.5
  2. Lewis Hamilton 221.5
  3. Valtteri Bottas 123
  4. Lando Norris 114
  5. Sergio Perez 108
  6. Charles Leclerc 92
  7. Carlos Sainz 89.5
  8. Pierre Gasly 66
  9. Daniel Ricciardo 56
  10. Fernando Alonso 46
  11. Esteban Ocon 44
  12. Sebastian Vettel 35
  13. Lance Stroll 18
  14. Yuki Tsunoda 18
  15. George Russell 13
  16. Nicholas Latifi 7
  17. Antonio Giovinazzi 1
  18. Kimi Raikkonen 1
  19. Mick Schumacher 0
  20. Nikita Mazepin 0

Renditja e konstruktorëve

  1. Mercedes 341.5
  2. Red Bull 332.5
  3. Ferrari 171.5
  4. McLaren 170
  5. Alpine 90
  6. AlphaTauri 84
  7. Aston Martin 53
  8. Williams 20
  9. Alfa Romeo 3
  10. Haas 0