RTSH Sport Live

Verstapen, “zot shtëpie” edhe në Monza

  • 03/09/2023
  • |
  • Formula 1
Verstapen, “zot shtëpie” edhe në Monza
  Triumf i dyfishtë i “Red Bull”-it, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në RTSH

Ka premtuar të jetë ndryshe, por në fund është përsëritur i njëjti refren që ka mbizotëruar në këtë se sezon të Formulës. Ishte shpresuar që “Ferrari” të dhuronte të papriturën e madh të këtij sezoni, teksa garohej në pistën e shtëpisë, e për më tepër që Karlos Sainz nisej nga vendi i parë, kurse Sharl Lëklerk nga i 3-ti e midis tyre ishte Maks Verstapen. Por, përtej një nisjeje premtuese dhe një shpirti luftarak të shpalosur nga piloti spanjoll i skuadrës italiane, Sainz, ëndrra e “Ferrari”-t në Çmimin e Madh të Italisë, në Monza, ka zgjatur për vetëm 15 xhiro, aq sa i është dashur Verstapenit për ta parakaluar, teksa makinat kanë nisur të bëjnë dallimin.

Me pilotin holandez të “Red Bull”-it që nuk e ktheu më kokën prapa deri në finish, beteja është zhvendosur tek vendi i dytë, aty ku Sainzi ka luftuar për afro 30 xhiro me Serxhio Perezin, por piloti tjetër “Red Bull”-it e parakalon “Ferrari”-n e spanjollit 5 xhiro para fundit, duke vulosur kështu një triumf të dyfishtë të skuadrës austriake në Monza.

 E vetmja gjë për t’u shijuar për tifozët e “Ferrari”-t ishte një duel i ethshën i dy pilotëve të saj për shkallën e fundit të podiumit, aty ku Lëklerk kërcënoi t’ia rrëmbente, por nuk ia doli, sepse ishte Karlos Sainz që mori vendin e 3-të dhe shoku i tij i skuadrës u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t. Si provat zyrtare të shtunës,  ashtu edhe gara e së dielës në Çmimin e Madh të Italisë në Monza erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "F1® RACE CLASSIFICATION LAP:51/ /51 MONZA #ItalianGP STOPS 1 VERSTAPPEN PEREZ SAINZ LECLERC RUSSELL HAMILTON ΤΟΝ ALBON NORRIS ALONSO 10 BOTTAS 11LAWSON 12 PIASTRI SARGEANT ZHOU 15 GASLY 16 STROLL HULKENBERG MAGNUSSEN OCON TSUNODA 1 1 1 Red Bull Racing Red Bull Racing Ferrari Ferrari Mercedes Mercedes Williams McLaren Aston Martin Aramco Alfa Romeo AlphaTauri McLaren Williams Alfa Romeo Alpine Aston Martin Aramco Haas Haas Alpine AlphaTauri +6.064 +11.193 +11.377 +23.028 +42.679 +45.106 +45 46.294 1:04.056 056 +1:10.638 638 +1:13.074 +1:18.557 +1:20.164 +1:22.510 510 +1:27.266 LAP +1 LAP OUT OUT 2 2 2 2 1 2 2 0"

Klasifikimi i pilotëve

  1. Max Verstappen (Red Bull) 364
  2. Sergio Perez (Red Bull) 219
  3. Fernando Alonso (Aston Martin) 170
  4. Lewis Hamilton (Mercedes) 164
  5. Carlos Sainz (Ferrari) 117
  6. Charles Leclerc (Ferrari) 111
  7. George Russell (Mercedes) 109
  8. Lando Norris (McLaren) 79
  9. Lance Stroll (Aston Martin) 47
  10. Pierre Gasly (Alpine) 37
  11. Esteban Ocon (Alpine) 36
  12. Oscar Piastri (McLaren) 36
  13. Alexander Albon (Williams) 21
  14. Nico Hulkenberg (Haas) 9
  15. Valtteri Bottas (Alfa Romeo) 6
  16. Guanyu Zhou (Alfa Romeo) 4
  17. Yuki Tsunoda (AlphaTauri) 3
  18. Kevin Magnussen (Haas) 2
  19. Logan Sargeant (Williams) 0
  20. Nyck de Vries (AlphaTauri) 0
  21. Daniel Ricciardo (AlphaTauri) 0
  22. Liam Lawson (AlphaTauri) 0

Klasifikimi i konstruktorëve

  1. Red Bull 583
  2. Mercedes 273
  3. Ferrari 228
  4. Aston Martin 215
  5. McLaren 115
  6. Alpine 73
  7. Williams 21
  8. Haas 11
  9. Alfa Romeo 10
  10. AlphaTauri 3